English

Italia, çdo vit hedh 6 milion ton ushqim

Romë, 15 Korrik, 2010, NOA - Çdo vit në Itali, para se ushqimi të arrijë në pjatë, hidhet në plehra aq ushqim sa ka nevojë për një vit 3/4 e italianëve. Italia humb përgjatë zinxhirit të furnizimit aq ushqime sa konsumon çdo vit një vend si Spanja: 6 milion ton ushqim përfundojnë në mbeturina.

Kjo u theksua në takimin “Un anno contro lo spreco” (Një vit kundër mbeturinave), ideuar nga Andrea Segre, themeluesi i “Last minute market'', për të hetuar dhe shpjeguar këtë fenomen që ka goditur tërë Evropën, por mbi të gjitha për të gjetur një zgjidhje. Komisioni i BE-së ka si qëllim reduktimin e humbjes përgjatë zinxhirit të ushqimit të paktën deri në 50 % .

De Castro, komisionari i BE-së për bujqësinë kujtoi se nga 1974 mbeturinat globale janë rritur 50%. Në Itali 6 milion ton ushqim përsosmërish i ngrënshëm çdo vit përfundon në mbeturina, në Britani 6,7 % në SHBA 40% të totalit, në Suedi 25%, dhe Kinë 16 %. "Në kushtet e kostove mjedisore – vazhdoi ai -një ton mbeturinash ushqimore gjeneron 4,2 tonelata CO2".

a. e. /NOA

KOMENTE