Jemen - Sulme Kundër Forcave Të Sigurisë, Një I Vdekur
SANA, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Persona të armatosur sulmuan sot në mënyrë të koordinuar zyrat qendrore të shërbimeve sekrete dhe të sigurisë në provincën Abyan, në jug të Jemenit, duke shkaktuar të paktën një të vdekur dhe pesë të plagosur, deklaruan për AFP-në disa dëshmitarë.
Motoçiklistë të armatosur sulmuan dy ndërtesat, të cilat ndodhen në Zinjibar, kryeqendra e provincës, duke përdorur bomba, raketahedhës dhe armë automatike, deklaruan dëshmitarët.
Të paktën katër policë janë evakuuar nga ndërtesat, ndërkohë që një rebel është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë.
/e.v/