English

Kaczynski: Nuk I Dëshirova Ngushëllimet E Putinit Për Vdekjen E Lechut

VARSHAVË, 14 korrik /ATSH-AF/ - Jaroslaw Kaczynski, vëllai binjak i ish-presidentit polak, Lech Kaczynski, i cili humbi jetën në një aksident ajror në Rusi kishte refuzuar ngushëllimet e kryeministrit rus, Vladimir Putin, deklaroi ai në një intervistë të publikuar sot nga e përjavshmja e djathtë polake ''Gazeta Polska''. "Ambasadori ynë më ka pyetur nëse do të pranoja ngushëllimet nga ana e Putinit. Unë kam refuzuar'', deklaroi Jaroslaw Kaczynski. Disa orë pas aksidentit, natën e 10 prillit, Jaroslaw Kaczynski mbërriti në Smolensk në perëndim të Rusisë për të identifikuar trupin e presidentit të vdekur. Në vendin e aksidentit ishin të pranishëm kryeministri rus si dhe kryeministri polak, Donald Tusk. Sipas Kaczynskit, "roli i kryeministrit Tusk dhe kryeministrit rus, Putin nuk ishte i qartë'' ''Për mendimin tim, dy kryeministrat nuk kishin rakorduar për vizitën e presidentit, Lech Kaczynski'', theksoi ai./ /ec/ a.jor.
KOMENTE