English

Kremlini: Vizitë E Presidentit Medvedev Në Finlandë Më 20-21 Korrik

MOSKË, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Finlandë, në datat 20 dhe 21 korrik, njoftoi sot zyra e shtypit e presidentit, në Kremlini përmes një deklarate. "Në datat 20 dhe 21 korrik 2010, me ftesë të presidentes së Republikës së Finlandës, Tarja Halonen, presidenti i Federatës së Rusisë, Dmitri Medvedev do të niset drejt Helsinkit për një vizitë pune", theksohej në njoftimin e Kremlinit. Dmitri Medvedev e ka zhvilluar vizitën e tij të parë zyrtare në Finlandë më 20 dhe 21 prill të vitit 2009./ /i.p/
KOMENTE