Tiranë, 14 Korrik, NOA Update – Me kreditë e reja që do të marrë nga investitorët e huaj, Shqipëria ndryshon totalisht pamjen e saj.
Kështu ka pohuar gjatë fjalës së mbajtur në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Sali Berisha, i cili e ka konsideruar marrjen e kredive nga institucionet e huaja financiare si një shenjë të lartë besimi që ato kanë tek mënyra si po qeveriset Shqipëria.
“Fjala kreditim vjen nga fjala ‘kredo’, pra ‘besoj’, gjë që tregon se ai që të jep paratë, ka besim tek ecuria jote, e kjo gjë ndodh edhe me Shqipërinë dhe investimet që asaj po i mbërrijnë nga jashtë prej bankave më prestigjioze në botë”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, kreu i qeverisë i cilësoi këto investime si mjaft të rëndësishme duke deklaruar se ato do të përmbyllin projektet më ambicioze të kësaj mazhorance.
n.e/NOA