Lindje E Mesme - Anija Libiane Rinis Lundrimin Pas Rregullimit Të Defektit
TEL AVIV, 14 korrik /ATSH-ANSA/ - Ekuipazhi i anijes me ndihma humanitare për palestinezët "Amalthea" e ka rregulluar defektin në motor dhe ka rinisur lundrimin. Sipas radios ushtarake izraelite anija duket se është drejtuar për nga porti egjiptian i el-Arish.
Anija "Amalthea", shtojnë burimet, vazhdon të ndiqet nga afër nga anije të marinës ushtarake izraelite për të garantuar se nuk do të thyejë papritmas bllokadën detare të vendosur në Gaza nga qeveria izraelite.
/e.v/