Medvedev U Kërkon Rusëve Të Heqin Dorë Nga Korrupsioni I Përditshëm
MOSKË, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Dmitri Medvedev shprehu sot me keqardhje se korrupsioni vazhdon të jetë i pranishëm në jetën e përditshme në Rusi duke parashikuar se perpjekjet kundër këtij problemi do të ishin të padobishme nëse rusët vazhdojnë të japin akoma rryshfete.
"Siç e dimë, korrupsioni ka dy fytyra. Kjo nuk është e mjaftueshme për të ndëshkuar personat që marrin rryshfete pasi personat që ju japin nuk janë më pak të pafajshëm. Dhe fatkeqësisht, një numër i madh personash në vendin tonë janë pjesë e kësaj shkeljeje'', deklaroi Medvedev gjatë një takimi në Kremlin.
''Nuk janë vetëm ato që ju japin rryshfete të majme zyrtarëve publikë të punësuar në nivele të ndryshme, por gjithashtu edhe ato që kryejnë shkelje në jetën e zakonshme pa u menduar'', shtoi ai./
/ec/ a.jor.