Merkel: Euro E Fortë Përbën Interes 'Thelbësor' Për Gjermaninë
BERLIN, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot se "euro e fortë përbën interes thelbësor" për vendin e saj dhe bëri thirrje sot sërish për disiplinë buxhetore në Evropë, gjatë një interviste për një gazetë ekonomike.
"Euroja e fortë përbën një interes thelbësor për ne, sepse një valutë e qëndrueshme është esenciale për të ruajtur besimin e popullsisë në ekonominë sociale të tregut dhe sepse kjo forcon fuqinë blerëse", u shpreh kancelarja konservatore për një të përditshme ekonomike ''Handelsblatt''.
Merkel u shpreh se "dy faktorë janë vendimtarë për ruajtjen e stabilitetit të valutës (...), ku e para do të ishte një paketë rregullash të qarta dhe të besueshme në rast se një vend shkel Paktin e Stabilitetit", tekst që përcakton dhe kufizon deficitet për anëtarët e zonës euro dhe "një strategji për konsolidim buxhetor të besueshme për vendet anëtarë"./
/i.p/