English

Nisin Negociatat Pd-Ps Për Hetimin E Zgjedhjeve

TIRANË, 14 Korrik/ATSH-Anila Struga/.- Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi dhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi sapo kanë nisur takimin e parë kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit, në kuadër të negociatave për zgjidhjen e situatës politike në vend. Takimi, që po zhvillohet pa praninë e mediave, pason rezolutën e Parlamentit Europian për Shqipërinë, e cila kërkon nisjen e dialogut rreth ngritjes së komisionit parlamentar, që do të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, një çështje kjo e shumëdebatuar, që po mban peng prej një viti bashkëpunimin mes dy partive kryesore. Takimi i sotëm mendohet se do të jetë pikënisje për gjetjen e modaliteteve në ngritjen e komisionit, objektin e punës së tij, si dhe procedura të tjera që lidhen me hetimin e zgjedhjeve të 28 qershorit, të kontestuara nga opozita./n.m/
KOMENTE