English

Obama Dënon Ashpër Grupet Terroriste Si 'Shebab' Dhe Atentatet Në Kampala

UASHINGTON, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti amerikan, Barack Obama kritikoi shumë ashpër dhe dënoi sot aktet e ndërmarra nga grupet rebele si islamikët somalezë 'shebab', të cilët morën përsipër atentatin e dyfishtë në Kampala që shkaktoi 76 të vdekur, duke u shprehur se ata nuk kishin respekt për Afrikanët. "Ajo që më revolton jashtëzakonisht nga deklaratat e këtyre grupeve dhe organizatave terroriste, është se ata besojnë që jetët e shtetasve afrikanë nuk kanë asnjë lloj vlere", u shpreh Obama, gjatë një interviste të dhënë për televizionin afrikanojugor, që do të publikohet sot. Për këto organizata, Afrika nuk është gjë tjetër veç se një vend ku mund të zhvillojnë luftëra ideologjike që marrin jetë të pafajshme njerëzish, pa asnjë lloj konsiderate për pasojat në terma afatgjata që mund të kenë fitore taktikë afatshkurtra", theksoi presidenti amerikan./ /i.p/
KOMENTE