Okb Nxit Kubën Për Lirimin E Të Gjithë Të Burgosurve Politikë
GJENEVË, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Komisionerja e Lartë e OKB-së për të drejtat e njeriut Navi Pillay nxiti Kubën të lirojë të gjithë të burgosurit politikë, theksoi sot zëdhënësi i saj.
"Përveç grupit prej 52 të burgosurish politikë që Havana është angazhuar të lirojë, ka ardhur momenti i duhur për të rishikuar së shpejti situatën për të burgosurit e tjerë, konsideruar përgjithësisht si të burgosur politikë, që dhe ata të gëzojnë lirinë'', deklaroi Rupert Colville, zëdhënësi i Pillayt.
''Ne presim veprime domethënëse në mbështetje të mbrojtjes të të drejtave të njeriut në Kuba'', shtoi ai pas lirimit të grupit të parë prej shtatë të burgosurish politikë që ndodhen në Spanjë.
Qeveria e Raul Castros u angazhua të lirojë 52 të burgosur politikë pas një ndërmjetësimi nga kisha katolike kubaneze mbështetur nga ministri spanjoll i Punëve të Jashtme, Miguel Angel Moratinos./
/ec/ a.jor.