English

Pasqyra E Shtypit Te Kosoves

PRISHTINË, 14 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme: "Koha Ditore" FITZGERALD: INCIDENTET NË VERI JANË TË IZOLUARA - NATO-ja nuk është e shqetësuar për situatën e sigurisë, rritet prezanca ushtarake në veri - "Situata e sigurisë në mbarë Kosovën ka qenë dhe vazhdon të jetë absolutisht e qetë, paqësore dhe shumë e sigurt', është shprehur admirali Fitzgerald. Tituj të tjerë: -Arrestohet Ilir Tolaj, këshilltar i ministrit Bukoshi -"Rasti Bllaca": EULEX arreston Fahredin Gashin -Kelmendi: U shkarkova, se nuk lejova dy gjykata apeli (Ish-ministrja e Drejtësisë) -Gjergj Dedaj shpenzoi mbi 33 mijë euro për "udhëtime" -Galucci akuzon SHBA-në për përkrahjen e Kosovës në veri -Enver Hoxha: "Plani për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën" "Express" RENDI I PARË I ARRESTIMEVE - Pas paralajmërimeve të shumta, EULEX filloi ekzekutimin e listës së personave nën hetime për korrupsion dhe krim të organizuar. Të martën, Ilir Tolaj u arrestua për abuzime financiare, si dhe Fahredin Gashi për "Rastin Bllaca". Gjatë javës, priten edhe arrestime të tjera. Tituj të tjerë: -Ndryshohen pritjet? - Janë zbehur pritjet se GJND do të shpallë vendimin për rastin e Kosovës më 22 korrik. Tani vlerësohet se gjithçka mund të shtyhet për fillim të shtatorit, por kjo nuk konfirmohet nga Gjykata e Hagës. -Pajtohen për Prishtinën - Kryesia e Parlamentit është pajtuar që në seancën e së enjtes të shqyrtohet Projektligji për Prishtinën. -Koment - Vrapimi në shtigje të gjata "Bota Sot" SHKËMBIM TERRITORESH VETËM PËR BASHKIM KOMBËTAR! - Kosova nuk jep territor për territore të saja historike Tituj të tjerë: -Krasniqi: Njësia speciale në Veri, për çështje sigurie - Për sundim të ligjit në çdo pjesë të Kosovës -Arrestohet Ilir Tolaj, dyshohet për fshehje të tatimit - Thaçi: Përgjegjësia është individuale -Pranga për Fahredin Gashin, i dyshuar për vepra kriminale - Edhe një i arrestuar për "rastin Bllaca" -Fitzgerald: Nuk do të lejojmë dhunë në asnjë pjesë të Kosovës -Zhbogar: Pas GJND-së, njohje të reja për Kosovën "Epoka e Re" EULEX-i NXJERR ÇKOKLA - Shtyhet kthimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve në veri Tituj të tjerë: -Arrestohet Faredin Gashi -Dedaj përsëri zëvendësministër -Tolaj dyshohet për shmangie nga tatimi -S'luhen kufijtë -KFOR-i nuk do të tolerojë asnjë akt të dhunës "Lajm" TADIQI, ZJARRVËNËSI I BALLKANIT - Presidenti i Serbisë, vazhdues i politikës shoviniste ndaj fqinjve Tituj të tjerë: -Presidenca përmirëson "gabimin" - Termi "komb kosovar" është hequr të martën nga faqja zyrtare e Presidencës. -Në prag të zgjedhjes së kryetarit të ri të Odës Ekonomike të Kosovës - Vihet në dyshim kandidatura e Kelmendit -Lidhet Tolaj "Tribuna shqiptare" A PO SHKON BUKOSHI? - EULEX-i arreston këshilltarin e Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolajn Tituj të tjerë: -Tiranë - Nis dialogu për krizën -Prishtinë - Incidentet në veri, raste të izoluara -Përkujtohen çlirimtarët e Shkupit - Ka filluar nisma për shënimin e 98-vjetorit të çlirimit të Shkupit nga forcat shqiptare. -Vështirësi në përdorimin e gjuhës shqipe në institucionet e Maqedonisë - Ministrat të flasin shqip!? -Kuvendi punoi vetëm 30 për qind "Zëri" GJERGJ DEDAJ, MIJËRA EURO PA MBULESË - Për 11 muaj ka shfrytëzuar mbi 33 mijë euro nga kredit-kartelat e Qeverisë dhe mbi 8 mijë euro avance pa mbulesë Tituj të tjerë: -Autonomi për veriun, jo ndarje - Intervistë me Ambasadorin e Francës, Jean-François Fitou -Beteja për Kosovën në OKB - Pas GJND-së, Beogradi synon rinisjen e negociatave për statusin përmes OKB-së -:Këshilltari i Bukoshit, në burg -NATO: Veriu problem politik dhe jo ushtarak -Projektligji për Prishtinën më 15 korrik në Kuvend "Infopress" AFERAT E PAMBYLLURA TË GJERGJ DEDAJT - Dyshohet se Gjergj Dedaj si zv.ministër në MPMS, ka keqpërdorur 10 mijë euro Tituj të tjerë: -Kufijtë nuk ndryshojnë -S'ka datë për kthimin e gjyqtarëve në veri! -Deputetët i harrojnë votuesit -Arrestohet Tolaj, dyshohet për korrupsion -Qeveria iu ka qasur gabim veriut -Ekstradohet në Kosovë serbi i dyshuar për krime lufte -Editorial - Zëvendësministrat që dëmtojnë buxhetin "Kosova Sot" ILIR TOLAJT I VIHEN PRANGAT Tituj të tjerë: -Të vendosur për kufijtë - Autoritetet në Prishtinë vazhdojnë ta paralajmërojnë Beogradin se nuk do të përfshihen në asnjë proces të ri negociator për statusin, ndarjen apo shkëmbimin e territoreeve. -Rexhepi nuk tërhiqet -Qytetarët e kanë humbur besimin në gjyqësinë kosovare -Gërxhaliut i lehtësohet gara për kryetar të OEK-ut -Editoriali - Dy sfida paralele /a.ke/
KOMENTE