English

Policia e Tiranës: “Nissan” hedh në pranga tre vetë për prodhim droge dhe trafikim armësh

Tiranë, 14 korrik, NOA – “Nissan” ka hedhur në pranga tre persona dje, në orët e vona të natës mbi akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike dhe trafikim armësh dhe municionesh.

Edhe këtë rezultat të operacionit të koduar policesk të koduar me emrin “Nissan”, e ka konfirmuar në konferencën e tij për shtyp, drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj.

Bëhet fjalë për 27 vjeçarin nga Fushë Mëzezi, Artan Enver Hysa; 26 vjeçarin Artur Kurt Gurzi, dhe 25 vjeçarin nga Babrruja Albert Nuri Durma, të cilët janë arrestuar mbrëmë në flagrancë në rrugën “Myslym Keta”, pranë ish Kinostudios në Tiranë.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të ushtruar në një banësë të arrestuarëve iu gjetën sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1. 5 kg, lëndë narkotike “Marijuanë”; 0.5 kg, farë bime e dyshuar narkotike e llojit “Cannabis Sattiva”; automjeti tip “Nissan Primera”, me targa të huaja; një armë tip pistoletë “TT” mod.54, me dy krehëra me 14 fishekë dhe 55 fishekë mod.54; 1 automatik mod.56, nr.0148-88, me dy krëhëra me 30 fishekë; 535 fishekë mod.56; 13 detonatorë eksplozivi; 4 detonatorë elektrikë; 1 granatë dore difensive së bashku me ndezësen; 8 krëhëra automatiku; 3 telefona celularë; 1 peshore elektronike me mbetje lëndësh narkotike, e cila shërbente për peshimin e lëndës për shitje.

Sipas drejtorit Vocaj, nga hetimet e deritanishme dyshohet se tre të arrestuarit janë të implikuar edhe në aktivitete të tjera të paligjshme, si vjedhjet e automjeteve, grabitje me armë, vjedhje të ndodhura në zonat e Kinostudios, Linzë.

Të arrestuarit tashmë do të ndiqen penalisht për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike si dhe trafikim të armëve dhe municioneve.

Duke bërë një analizë të gjashtëmuajve të parë të këtij viti, Vocaj nënvizoi se “gjatë periudhës janar-qershor janë goditur 188 raste dhe 261 autorë”.

Sipas Vocaj krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, janë goditur 54 raste më tepër dhe 98 autorë më shumë, ndërsa sasia e lëndës narkotike të sekuestruar është 20 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

mit/NOA

KOMENTE