Ps:Qeveria, Paaftësi Në Parandalimin E Krizës Ekonomike
E
TIRANË, 14 Korrik/ATSH/.- Deputeti i Partisë Socialiste (PS), Eduard Shalsi, akuzoi sot qeverinë "për paaftësi në parandalimin e krizës ekonomike".
"Qeveria, jo vetëm ka qenë e paaftë për të vepruar në parandalimin e krizës, por është e paaftë dhe për të dëgjuar këshillat e opozitës, që ka më shumë se 10 muaj që i bie kambanave të alarmit", deklaroi Shalsi.
Sipas tij, "një qeveri që ka ndaluar së investuari, që nuk kontrollon dot më inflacionin dhe rritjen e çmimeve, që nuk arrin dot të mbledhë të ardhurat nga taksat dhe tatimet, nuk duhet të ketë kurajën për të folur për ekonomi të qëndrueshme".
Paraditen e sotme, gjatë një konference për shtyp, Shefi i Misionit të FMN-së, Gerwin Bell, deklaroi se "Shqipëria arriti të shmangë rënien ekonomike në sajë të politikave të duhura fiskale, monetare dhe makroekonomike".
Ndërsa ministri i Financave, Bode tha se Shqipëria ka zhvillim ekonomik pozitiv karahasuar me vendet e tjera të rajonit. /a.s/s.s./