English

Qeni qëllon me pushkë pronarin e vet gjuetar

Zelandë e Re, 15 Korrik NOA - Përvojë e keqe për një gjuetar nga Zelanda e Re, i cili është goditur nga një e shtënë pushke e qëlluar pikërisht nga qeni i tij.

40-vjeçari sapo kishte përfunduar gjuetinë dhe ishte ulur në sediljen e pasme të makinës së tij me disa miq. Çdo gjë ka ndodhur brenda pak sekondave, ku viktima u godit nga një e shtënë tepër e pabesueshme nga qeni i tij, i cili me putrën e tij tërhoqi këmbëzën e pushkës.

Megjithatë ajo që është për tu përmendur është se gjuetari nuk është në gjendje rreziku për jetën.

“Mendoja se arma nuk ishte e karikuar”, - tha ai për policinë. Personit nga Zelanda e Re, të cilit nuk i janë bërë të ditura të dhënat personale, thuhej se ishte në gjueti të derrave të egër, së bashku me një grup miqsh, në veri të ishullit. Pas incidentit, gjahtari, u transportua menjëherë me helikopter në Spitalin “Whangarei”, ku atje iu nënshtrua një operacioni për heqjen e plumbit.

“Ai ka qenë me shumë fat që nuk është plagosur në mënyrë më serioze”, - tha rreshteri Ian Anderson.

r.b/NOA

KOMENTE