Tiranë, 14 Korrik, NOA – Sapo kanë mbërritur në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, krerët e dy grupeve parlamentare kryesore në vend, të cilët pritet të nisin pas pak takimin e parë negociator pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve mbi zgjidhjen e krizës politike në vend.
Dy selitë kryesore politike në vend kanë zgjedhur deputetët Astrit Patozi dhe Gramoz Ruçi, respektivisht në postet e drejtuesve të grupit parlamentar demokrat dhe atij socialist, që të ulen sot përballë njëri-tjetrit për të diskutuar mbi opsionet përkatëse për zgjidhjen e ngërçit politik, të pranishëm në klimën politike vendase që prej 28 qershorit të vitit të kaluar.
Të mandatuar që të dy nga partitë e tyre si negociatorë për krizën, Ruçi dhe Patozi sot kanë misionin për të përballur kushtet e secilës palë për mënyrën sesi ajo do të shkojë drejt zgjidhjes.
Kjo, tashmë edhe referuar si një detyrim nga ana e Parlamentit Evropian, i cili në një rezolutë për Shqipërinë, që miratoi para pak ditësh, e përcaktonte dialogun politik për zgjidhjen e krizës, si një nga kushtet kryesore për të përfituar liberalizimin e vizave ...(vijon).
n.e/NOA