English

Ruçi pas negociatave: Ramë dakort për ngritjen e komisionit hetimor

Tiranë, 14 korrik, NOA – Takimi i parë mes kreut të grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe atij të grupit të PD-së, Astrit Patozi, për të negociuar mbi ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, që shënuan dhe krizën e tejzgjatur politike mes opozitës dhe mazhorancës në pushtet, duket të ketë qenë i suksesshëm.

Pas mëse një orë bisedimesh kokë më kokë, kreu i Grupit Kuvendor të PS-së, Gramoz Ruçi, i mandatuar nga opozita për të ndjekur negociatat me PD-në, deklaroi në një konferencë pas takimit se palët ranë dakort fillimisht për ngritjen e komisionit hetimor për të hetuar zgjedhjet e 28 qershorit, një komision që do të drejtohet nga opozita.

Ruçi theksoi se “Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë vullnet për të zgjidhur krizën politike”.

Sipas Ruçit, palët ranë dakort të ngrihet komisioni hetimor i zgjedhjeve të shkuara parlamentare dhe se PD dhe PS janë dakort për transparencën e zgjedhjeve.

Gramoz Ruçi duke iu referuar bisedimeve në raundin e parë të tyre, të kryer me dyer të mbyllura nënvizoi përpara mediave se tashmë do të ketë takime të tjera, për të vendosur edhe objektin e komisionit për gjetjen e modaliteteteve për të hetuar materialet e votimit, gjithmonë në respekt të rezolutës së PE-së.

mit/NOA
KOMENTE