English

Sarandë, Del Nga Rruga Makina, Vdes Drejtuesi I Saj, Plagoset Djali I Tij 8-Vjeçar

SARANDË, 14 Korrik/ATSH-Telnis Skuqi/ - Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e drejtuesit të mjetit ka ndodhur sot në aksin rrugor Delvinë - Sarandë. Burime zyrtare nga Komisariati i Policisë i Sarandës bënë të ditur për ATSH-në, se mjeti tip "Golf", me targë DL 24 17 A, që drejtohej nga Shpëtim Rama, viktimë e aksidentit, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur "Qafa e Gjinos", rreth 5 km larg Sarandës, duke përfunduar në kanal. Nga rrëzimi i makinës ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit, 35 vjeçari Shpëtim Rama, banor i qytetit të Delvinës, ndërkohë që është plagosur rëndë i djali i tij, I. R, 8 vjeç. Polica tha se aksidenti është shkaktuar nga shpejtësia e madh. Ky është aksidenti i dytë me pasojë vdekjen gjatë këtij vitit në rrethin e Sarandës./s.s./
KOMENTE