Athinë, 14 Korrik 2010, NOA - Për të shtuar numrin e udhëtimeve të turistëve drejt saj, Greqia, aktualisht viktimë e një krize serioze financiare, ka vendosur që të realizojë ulje drastike të çmimeve për mjediset turistike gjatë këtij sezoni veror.
Kështu, duke ditur se ajo ka 6.000 ishuj të shpërndarë në det, 15.000 kilometra plazhe me rërë të bardhë dhe shumë monumente, operatorët turistikë kanë vendosur për një ulje të çmimeve prej 60 Eurosh.
"Qëllimi origjinal i kësaj iniciative është për të bërë më të kapshëm destinacionet e preferuara të të rinjve gjatë verës, - thotë Andrea Gorini, drejtor i shërbimeve greke turistike të udhëtimit, - një mënyrë që përpiqet për të ofruar ishujt e Greqisë edhe në sezonin e pikut, me një çmim të reduktuar”.
n.e/NOA