Shkodër, 112 Trupa Komando Të Brigadës Së Reagimit Të Shpejtë Në Vaun E Dejës, Përcillen Për Në Afganistan
SHKODËR, 14 Korrik/ATSH-G. Marku/- 112 trupa komando të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Vaun e Dejës, në rrethin e Shkodrës, u nisën sot për në Afganistan, ku do të ushtrojnë misionin e tyre paqeruajtës.
Zv/ministri i Mbrojtjes, Arjan Starova, theksoi në ceremoninë e organizuar me këtë rast në mjediset e brigadës së Vaut të Dejës, se "pjesëmarrja e Shqipërisë, tashmë shumë vjeçare në misionet paqeruajtëse jashtë vendit, është një detyrë e lartë fisnike në shërbim të paqes dhe të sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare".
Këto misione të vështira, vuri në dukje zv/ministri Starova, "ushtarakët tanë i kanë përballuar me shumë sukses, duke shpalosur vlerat e tyre profesioniste ushtarake, por edhe vlerat e larta morale e tradicionale të shqiptarëve".
Starova shprehu bindjen se kontigjenti i ri do t'a përmbushë me sukses si deri tani misionin e tij paqeruajtës, duke mbajtur lart flamurin tonë kombëtar dhe emrin si shqiptarë.
Grupi i nisur sot në misionin paqeruajtës në Afganistan është më i madhi në numër i nisur deri tani nga Brigada e Reagimit të Shpejtë e Vaut të Dejës. Gjatë tre muajve të fundit ai iu nënshtrua një përgatitje intensive me programe dhe tematika që kanë të bëjnë kryesisht me misionit paqeruajtëse./s.s./
-
Raul Kastro13:20 - 15 Shtator 2010do doja te shtoja qe trupat tane ne b r sh duhet qe te kene me shume eksperience ne te gjitha drejtimet si ne vesh mbathje ne trajtimin ushqimor me pagesat qe kryejne jane skandaloze per nje ushtarak qe punon ne b r sh ata ushtare te nderuar dermohen qe te kene rezultate te mira per vendin e tyre po vendi ture car ben per ato i torturon i masakron dhe i shkelin me kembe nuk jane te denje per punen qe bejne ju lutem shikojini mire keto qe thashe se ushtria nuk eshte vetem sherbim por duhet qe te vendosni kushte sidomos ne brsh duhet ti trajtoni mire ushtare e brsh se jene me te miret qe munt te kete nje shtet por sdini ti mbani ju lutem degjojeni fjalen time kjo eshte per te gjithe ushtaraket mundohuni te jeni te mire me njeri tjetrin dhe jo te percaheni tia beni qefin hasmit por te shkojme drejte natos si vellezer dhe jo sa per sy e faqe repekte nga bledar gravani