English

Ugandë - Një Nga Tre Atentatet U Krye Nga Një Kamikaz

KAMPALA, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Një nga dy atentatet e të dielës në Kampala është kryer nga një kamikaz i cili hodhi veten në erë, deklaroi sot për AFP-në ministri ugandez i Punëve të Brendshme, Matia Kasaija. "Mund të konfirmojmë se atentati në Kabalagala u krye nga një kamikaz", deklaroi ministri. Tre shpërthime, dy në klubin e regbisë në Kampala, dhe një tjetër në një restorant etiopian, shkaktuan 76 të vdekur ndër telespektatorët që po ndiqnin ndeshjen finale të Kupës së Botës. /e.v/
KOMENTE