English

Akuzat në Kuvend ndaj Edi Ramës, PS ngre padi ndaj ministrit Dritan Prifti

Tiranë, 15 korrik, NOA – Selia rozë ka përgatitur një padi penale ndaj ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, pas akuzave që ai ka lëshuar sot nga foltorja e Kuvendit ndaj kryetarit të saj, Edi Rama.

“Janë mbi 30 paditë e kryetarit Edi Rama në prokurori e gjykatë për akuzat e bëra ndaj tij prej Berishës me shokë. Sot ka nisur të shkruhet padia për Dritan Priftin. I cili është i ftuar t’i provojë të gjitha ato që tha duke shpifur e sharë në përpjekjen për t’i shpëtuar pyetjes së opozitës se si i fitoi 1.8 milionë euro brenda vitit që është ministër Ekonomie?”, deklaroi publikisht zëdhënësja e selisë rozë, Armela Imeraj në lidhje me këtë padi penale.

Sipas saj, kjo pyetje kërkon përgjigje dhe ministri Dritan Prifti nuk i ikën dot të vërtetës duke gjuajtur me baltë opozitën.

“Shqiptarët që e vuajnë përditë krizën e rëndë ekonomike, duhet të mësojnë të vërtetën e pasurimit marramendës të ministrit të Ekonomisë në krizë”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, sot në seancë plenare, ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, ka qenë mjaft i ashpër me fjalën e tij në lidhje me komentet që i ka bërë selia rozë deklaratës së tij të pasurisë, duke e akuzuar për pasurim në forma të paligjshme.

Ai madje ka arritur deri aty sa të thotë se kreu i selisë rozë nuk dihet në është burrë apo grua dhe se atij i kushton 3 mijë euro në një ditë vetëm doza që thith.

n.e/NOA

KOMENTE