Ankaraja Studion Mundësinë E Hapjes Së Përkohshme Të Kufirit Turko-Armen
ANKARA, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Turqia po studion mundësinë për hapjen e përkohshme të kufjve të saj me Armeninë gjatë manovrave të shpëtimit pas një shkatërrimi natyror ndërmarrë nga NATO në muajin shtator, theksoi një diplomat turk.
"Ne do të marrim pjesë gjithshtu në këto manovra'', theksoi një zyrtar duke shtuar se Turqia po studion mundësinë për hapjen e kufirit.
"Asnjë vendim nuk është marrë ende'', shtoi ai.
Nga 11 deri më 17 shtator, Armenia do të jetë vendi ku do të zhvillohen manovrat e
NATO-s gjatë të cilave do të vendosen njësi të mbështetjes humanitare në zonat e goditura nga një shkatërrim natyror.
Kufiri mes dy vendeve është mbyllur që prej vitit 1993./
/ec/ a.jor.