Pejë, 15 korrik, NOA – Forcat e policisë së Kosovës kanë arrestuar në flagrancë një zyrtar të ministrisë së Bujqësisë për rajonin e Pejës.
Ngjarja e konfirmuar prej tyre për agjencinë e Lajmeve NOA pohon sesi zyrtari në fjalë, i cili është në fakt një inspektor pyjesh, ka rënë në pranga pasi kërkoi rryshfet me vlerë 500 euro nga për kompletimin e një raporti përfundimtar për mirëmbajtjen e mjedisit.
Por menjëherë, pronari i kompanisë “Lypeteni”, ndaj të cilit do të hartohej kly raport dhe të cilit i ishin kërkuar paratë prej këtij inspektori, e denoncoi atë pranë organeve kompetente të policisë, duke mundësuar kështu arrestimin në flagrancë të tij për mitmarrje.
Kjo kompani merret me përpunimin e drurit, kultivimin e pyjeve dhe në muajin maj, ka fituar tenderin për mbjelljen dhe prashitjen e fidaneve në rajonin e Pejës.
Bëhet me dijeni se personi i arrestuar lidhur me këtë rast është 44-vjeçari me inicialet I.V., ndaj të cilit do të zhvillohen procedurat për veprën penale të mitmarrjes sipas Kodit Penal të Kosovës.
n.e/NOA