English

Axhenda Ndërkombëtare 15 Korrik 2010

------------------------------------------------------------------ NGJARJE KRYESORE ------------------------------- NJU ORLINS -Monitorimi i testit të rëndësishme të një tubacion të ri duhet që më në fund do t'i japë fund derdhjes naftës që ndoti Gjirin e Meksikës për gati tre muaj. TEHERAN - Vazhdojnë reagimet pas kthimit në Teheran të fizikantit iranian iranian, Shahram Amiri, i cili konfirmoi se ishte rrëmbyer nga shërbimet sekrete amerikane. TË TJERA -------------- GREQI - Anulohen fluturimet nga dhe për në Greqi për katër orë për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimit, të cilët janë pjesë e grevës së përgjithshme në vend kundër reformave në sektorin e punës, njoftuan burime të ndryshme. TEHERAN - Konferencë shtypi e ministrit iranian të Punëve të Jashtme, Manouchehr Mottaki me homologun afgan Zalmai Rassoul. EKATERINBURG (Rusi) - Takim i presidentit rus, Dmitri Medvedev dhe kancelares gjermane, Angela Merkel për takime kushuar kryesisht çështjeve ekonomike. BRUKSEL - Takim i ministrave evropianë të Brendshëm, kushtuar veçanërisht problemeve të imigracionit. IRLANDË - Militantët nacionalistë të Irlandës së Veriut hodhën dje bomba molotov kundër policisë, që u kundërpërgjigj duke qëlluar me plumba plastikë, në natën e katërt të dhunës në kuadër të festimeve tradicionale, njoftoi BBC-ja. VJENË - Organizata e vendeve eksportuese të naftës OPEC raport mujor për muajin korrik. HOLAND (SHBA) - Presidenti amerikan, Barack Obama vazhdon turneun në SHBA për promovimin e politikës së tij ekonomike. UASHINGTON - Traktat i ri për armatimin mes SHBA-së dhe Rusisë./ /ec/ a.jor.
KOMENTE