English

Ballkani Perëndimor Temë E Bisedimeve Zbogar-Clinton

UASHINGTON, 15 korrik /ATSH-MIA/ - Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Bosnje-Hercegovina ishin ndër temat për të cilat mbrëmë në Uashington biseduan sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe ministri slloven i Punëve të Jashtme, Samuel Zbogar. Ministri slloven tha se ai dhe Clinton, ranë dakorduar se është momenti për t'u arritur marrëveshja për zgjidhjen e çështjes së emrit mes Shkupit dhe në Athinës. Në rast suksesi, Maqedonisë do t'i bëhej thirrja për anëtarësim në NATO në muajin nëntor, ndërsa në dhjetor do të mund të fillonte negociatat me Bashkimin Evropian. Zbogar tha se kishte biseduar me Clintonin edhe për veprimet e përbashkëta pas zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnje, në tetor. Zbogar dhe Clinton biseduan edhe për përpjekjet e përbashkëta të SHBA-së dhe BE-së që do të nevojiten pas kumtimit të vendimit për legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, që duhet ta shpallë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë./ a.jor.
KOMENTE