English

Barroso: Marrëdhëniet Be-Shba Nuk Kanë Arritur Potencialin E Duhur

LONDËR, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso theksoi se marrëdhëniet mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së janë zhgënjyese nga pritjet e shkaktuara nga zgjedhja e Barack Obamës, në një intervistë të publikuar sot. "Marrëdhëniet transatlantike nuk kanë arritur potencialin. Mendoj se ne duhet të bëjmë më shumë', deklaroi zyrtari evropian për të përditshmen ''The Times''. Marrëdhëniet me vendeve evropiane dhe Uashingtonit janë përkeqësuar këto muajt e fundit pas mosmarrëveshjeve për ekonominë, ndryshimet klimatke dhe shkëmbimet tregtare. Politika e masave drastike aplikuar në disa vende të Evropës u kritikua nga SHBA-ja./ /ec/ a.jor.
KOMENTE