Divjakë, 15 korrik, NOA – Kodrat e Divjakës, një nga zonat e preferuara turistike në vend për lashtësinë e saj dhe monumentet arekeologjikë që gjenden aty, është bërë pjesë e një debati bashkiak.
Bashkia e Divjakës është përfshirë në debate të ashpra për dhënien me qera të kabinave të plazhit.
Në një mbledhje të këshillit bashkiak, i është kërkuar kreut të Bashkisë së Divjakës Irakli Gorreja, të bëjë transparencë në dhënien e 338 gabinave të plazhit, individëve të ndryshëm.
Anëtarët e Partisë Socialiste në këshill akuzuan për shkelje ligjore kreun e bashkisë, Gorreja, duke nënvizuar se ky i fundit ua ka shitur kabinat e plazhit personave të njohur të tij, për përfitim ryshfetesh.
Në këtë kontekst Këshilli Bashkiak kërkoi që kryetari Irakli Gorrea të bëjnë transparent të gjithë dokumentacionin e tenderave emrat e fituesve të qeramarrësve të kabinave të plazhit.
Kreu i Bashkisë, Gorrea e ka mbrojtur veten duke deklaruar se çdo tender për dhënien me qera të kabinave është bërë sipas procedurave që parasheh ligje.
Sikundër mësohet, Bashkia e Divjakës ka dhënë me koncesion për një periudhë 10 vjeçare, 338 kabina plazhi, qeramarrësve të ndryshëm, duke pretenduar në mirëmbajtjen e tyre sipas standardeve të kërkuara nga turistët.
mit/NOA