Durrës, 15 Korrik, NOA – Në rrugën e fshatit, një person ka tentuar të vrasë dikë tjetër për motive të dobëta, duke e përplasur me makinën e tij të tipit Benz.
Ngjarja konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet policore të Durrësit, duke saktësuar se ajo ka ndodhur në fshatin Vllaznim, ndërsa agresori është 20-vjeçari me emrin Jetmir Caca, lindur në Pukë dhe banues në Xhafzotaj të Durrësit.
Ai është ndaluar pasi ka tentuar të vrasë me dashje 43-vjeçarin me inicialet Z.M., duke e goditur me automjetin e tij Benz me targa DR 6004 E.
Për pasojë, ky i fundit ka pësuar dëmtime te rënda për jetën.
Ndërsa nga kryerja e veprimeve të para hetimore, rezulton se shkaku i kësaj ngjarje është një konflikt i ndodhur para një muaji mes tyre, e cila vazhdon të jetë nën hetim nga prokuroria e Durrësit.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti Benz me targa DR 6004 E, pronë e të akuzuarit, kurse po vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme hetimore lidhur me këtë ngjarje.
I dëmtuari aktualisht ndodhet në spitalin e Durrësit me dëmtime të rënda, por jashtë rrezikut për jetën dhe materialet për veprën penale të “Vrasjes me dashje, e mbetur në tentative”, iu kaluan për ndjekje prokurorisë së qytetit bregdetar.
n.e/NOA