English

Durrës, nis aksioni për bllokimin e subjekteve tregtare të paliçencuara

Durrës, 15 korrik, NOA – Subjektet e paliçencuara në Durrës do të mbyllen.

Sikundër bën të ditur për agjencinë NOA, drejtoria e Tatim Taksave të qytetit Bregdetar ky aksion ka nisur dhe deri më tani janë kontrolluar mbi 300 subjekte tregtare.

Vetëm dje janë bllokuar 35 prej tyre, pikërisht për mungesë liçence nga tatimorët.

Sipas drejtuesit të kontrolleve tatimore në qytet, Veip Ademi, drejtoria e Tatim Taksave në Durrës po punon edhe për disiplinimin e çmimeve të produkteve, për të vënë nën shinat e rendit dhe rregullit tregtimin e produkteve ekonomike.

Ky aksion për bllokimin e subjekteve tregtare të paliçencuara do të vijojë përgjatë gjithë sezonit turistik duke vënë në vend zbatimin e ligjit.

mit/NOA
KOMENTE