Padova (Itali), 16 Korrik 2010, NOA - Një 43 vjeçar në Milano është denoncuar, pasi për më shumë se 20 vjet rresht i telefononte ish të fejuarës së tij në Padova.
Denoncimin për thirrjet e vazhdueshme, për vite rresht, në çdo orë të ditës dhe natës e ka bërë vëllai i gruas.
Nga hetimet doli se thirrjet telefonike drejt gruas kishin filluar që nga viti 1990, kur kjo e fundit kishte prishur lidhje e tyre dhe kishte ndërtuar një jetë të re.
a.e./NOA