English

Edhe milingonat janë kamikaze, shpërthejnë me djegie kundër rivaleve

Borneo, 15 Korrik, NOA – Misionet vetëvrasëse nuk janë një e drejtë e posaçme vetëm e njerëzve, por edhe e milingonave, e këtë e ka pohuar së fundmi edhe etologu Mark Moffett, i cili botoi librin e tij “Aventurat midis milingonave”.

Shkencëtari e bëri zbulimin e tij në një ekspeditë në Borneo, gjatë së cilës ai përgatiti një kurth me pak mjaltë në bazën e një pemë të kolonizuar nga milingonat cilindrike. Kurth ka tërhequr një tjetër specie të milingonave, të cilët u përpoqën të depërtojnë në pemë.

"Kur një nga milingonat e huaja është përpjekur për të kapërcyer një milingonë cilindrike, - lexohet në libër, ajo shpërtheu duke lëshuar një substancë toksike që vrau në çast milingonën rivale”.

Por sipas Moffett kjo nuk është e vetmja 'sakrificë' që ndodh në botën e milingonave.

Gjithashtu edhe në Brazil, pohon ai në librin e tij, ka milingona që e sakrifikojnë veten.

Sipas Moffett, shkaku i këtyre sjelljeve mund të shpjegohet me madhësinë e kolonive. "Kolonia është një organizim i jetesës, - shpjegon ai, - ndaj milingonat janë të gatshme të rrezikojnë sakrifikojnë veten për të ruajtur një pjesë të saj”.

n.e/NOA

KOMENTE