English

Ekon - Japoni - Banka Qendrore Parashikon Rritje Të Qëndrueshme Këtë Vit

TOKIO, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Banka Qendrore e Japonisë, (BoJ), publikoi sot një parashikim me rritje të lehtë të Prodhimit të Brendshëm Bruto, (GDP) të për periudhën ekonomike prill 2010 - mars 2011, duke pasur parasysh dinamizmin e vendeve në zhvillim. 'BoJ' beson aktualisht se rritje ekonomike e Japonisë do të arrijë 2.6 për qind gjatë vitit buxhetor që mbaron deri në fund të marsit 2011, ka arritur në 1.8 për qind krahasuar me parashikimet paraardhëse që nga prilli i kaluar. "Një shtesë e ndjeshme pritet falë faktit të shtimit të rritjes ekonomike të vendeve në zhvillim", theksohej në deklaratën e institutit. 'BoJ' gjithashtu sinjalizoi se do të ekzistojnë rreziqe të realizimit falë situatës ekonomike ndërkombëtare, duke gjykuar të "nevojshëm evoluimin e financave publike të një pjesë të vendeve të Evropës"./ /i.p/
KOMENTE