Elbasan: Plagos Me Thikë Bashkëfshatarin, Arrestohet Autori
ELBASAN, 15 Korrik /ATSH- Miranda Sadiku/ - Një 35 vjeçar mbeti i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në një fshat të Elbasanit, pasi u godit disa herë me thikë nga një bashkëfshatar i tij.
Zëdhënësja e Policisë së Qarkut, Valbona Begu, bëri të ditur se, "35 vjeçari Gëzim Murati, me banim në fshatin Griqan të rrethit të Elbasanit, u plagos me thikë nga bashkëfshatari i tij, 30 vjecari Ismail Çikoja, i cili u arrestua pas ngjarjes".
Sipas policisë, autori u kap në vendin e quajtur "Kodra e fshatit Griqan" ndërsa tentonte që të largohej prej vendit të ngjarjes. Ndërkohë që me plagë të shumta në trup, i dëmtuari Gëzim Murati u dërgua në Spitalin e Elbasanit. Burime nga ky spital bënë të ditur se ai do të transferohet në Spitalin Ushtarak të Tiranës për një trajtim më të specializuar pasi gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rëndë. /a.m//a.ke/