Prishtinë, 15 korrik, NOA – Pas bastisjes së ministrisë së Transporteve, dhe pronave të ministrit Fatmir Limaj, banesës së ish sekretarit të ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj dhe disa zyrave të tjera në Prishtinë, policia e EULEX-it, nisi sot bastisjen e Postë-Telekomit të Kosovës dhe në disa zyra të tjera në Prishtinë dhe Pejë.
Sipas zyrës së shtypit të EULEX-it, mësohet se bastisja e PTK-së, është objekt i hetimeve për korrupsion financiar i nisur prej pak muajsh nga EULEKS.
Sipas EULEX, po hetohen liçencat e telekomunikacionit të një operatori të telefonisë lëvizëse dhënë në vitet 2007, 2008, përmes kompanisë Dardafon dhe PTK-së, një liçencim që dyshohet të jetë realizuar në mënyrë të paligjshme.
e cila dyshohet se është bërë në mënyrë të kundërligjshme.
Në këtë kontekst po bastisen zyrat e kompanisë celulare Dardafon, zyrat e kompanisë Devolli Group, kompania Z mobile, banesat e përfaqësuesve të këtyre kompanive, si dhe zyra e drejtorit ekzekutiv të PTK-së, Shyqyri Haxha, dhe pronat private të tij.
Janë plot tetë lagje ku EULEX ka nisur bastisjet, tri në Prishtinë dhe pesë në Pejë, gjatë të cilave EULEX, nuk ka raportuar deri më tani të arrestuar të tjerë.
mit/NOA