English

Fier, Meta: Jemi Gati T'I Ofrojmë Liderit Të Opozitës Asistencën Tonë

FIER, 15 Korrik /ATSH-Rr.Isufaj/. -Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, theksoi dje në Fier, se jemi gati t'i ofrojmë liderit të opozitës asistencën e nevojshme për të dalë nga kjo gjendje e panevojshme, pas përurimit të disa qëndrave shëndetësore financim i "Gjysëm Hënës së Kuqe" të Emirateve të Bashkuara Arabe I pyetur nga ATSH-ja për përpjekjet për zgjidhjen e ngërçit politik në vend, Meta tha se "jemi gati t'i ofrojmë të gjithë asistencën liderit të opozitës, që ai të dalë nga kjo gjëndje krejtësisht e panevojshme, ku ndodhet dhe qe e ka futur opozitën". Sipas tij, rruga më e mirë është kodi i ri elektoral , reforma e re zgjedhore, ashtu siç e kanë kërkuar dhe ndërkombëtarët. "Ju e dini që maxhoranca është shumë e hapur për t'u dhënë përgjigje gjithë kërkesave të opozitës. E rëndësishme është që vetë opozita të mos pengojë veten në këtë proces të transparencës", tha Meta. /s.s./
KOMENTE