English

Gjysma e personave nuk mbajnë mend numrin e telefonit të partnerit

Britani e Madhe, 16 Korrik NOA - Numrat e telefonave celularë nuk mbahen mend nga të paktën gjysma e njerëzve dhe ata gjejnë mbështetje tek rubrika e adresave të telefonit të tyre celular.

Është një studim i cili mbështet këtë rezultat. Hulumtimi i kryer në Britani, tregon se 61%, e mbi 2 mijë personave të intervistuar nuk mund të mbajnë mend numrin e shokut të tyre më të mirë.

Rreth 45% e tyre nuk mbajnë mend atë të prindërve dhe kjo kundrejt 47% të intervistuarve të cilët nuk mbanin mend numrin e partnerit ose partneres së tyre.

Nga ky studimi anglezëve u arrit të provohej se 4 nga 5 persona nuk ishin në gjendje për të kujtuar një numër telefoni në një kohë prej deri në 5 sekonda.

r.b/NOA

KOMENTE