English

Gruaja denoncon burrin: Më rreh dhe dhunon

Durrës, 15 Korrik, NOA – Dhunë fizike dhe psikologjike e vazhdueshme. Kjo është ajo që një grua ka përjetuar kohët e fundit nga bashkëshorti i saj, të cilin ka rendur me vrap ta denoncojë sa më parë në polici lidhur me një fakt të tillë.

Burimet policore të Durrësit, bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se gruaja që ka dërguar ankesën pranë tyre mban inicialet V.K, 27-vjeç, lindur në Mirditë dhe banuese në qytetin e Durrësit.

Ndaj saj u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, pasi ajo pretendon që bashkëshorti i saj, 39-vjeçari me inicialet S.K., ka ushtruar ndaj saj në mënyrë të vazhdueshme dhunë fizike dhe psikologjike.

Materialet lidhur me këtë ngjarje iu kaluan për ndjekje gjykatës së Durrësit.

n.e/NOA

KOMENTE