English

Gyl: Stabiliteti I Be-Së Varet Nga Stabiliteti Në Ballkan

BËRDO (Slloveni), 15 korrik /ATSH-MIA/ - Presidenti turk, Abdulla Gyl deklaroi dje në mbrëmje se stabiliteti i Bashkimit Evropian varej nga stabiliteti i Ballkanit, që paraqet sferë interesi edhe për Turqinë dhe Slloveninë. "Paqja në Ballkan është e rëndësishme për të gjithë ne", theksoi Gyl pas bisedimeve me homologun e tij slloven, Danilo Turk. Gjyl theksoi gjithashtu se Ballkani Perëndimor duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet ekonomike. Turk përshëndeti rolin e Turqisë për situatën në Bosnje-Hercegovinës, veçanërisht në prag të zgjedhjeve parlamentare në tetor, që duhet të kalojnë në atmosferë të qetë. Presidenti slloven shprehu përkrahje për Turqinë në rrugën drejt BE-së duke theksuar se kundërshtimi për anëtarësimin e saj është i dëmshëm për interesat e Unionit. "Aderimi i Turqisë në BE do të ishte përparësi e madhe, diçka që do t'i garantonte Unionit rol global", tha Turk./ a.jor.
KOMENTE