English

Iraniani I Rrëmbyer Nga Shërbimet Sekrete Amerikane Përgënjeshtron Të Qënit Fizikant Bërthamor

TEHERAN, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Fizikanti iranian, Shahram Amiri, i rrëmbyer nga shërbimet sekrete amerikane, prej 14 muajsh, sipas Teheranit, konfirmoi se nuk kishte punuar për ndonjë program bërthamor, theksoi një gazetar. "Nuk kam pasur asnjë lidhje me Natanz dhe Fordo, dy qendra të pasurimit të uraniumit. Kjo ishte një lojë e qeverisë amerikane për të ushtruar presion mbi Iranin'', deklaroi Amiri në një deklaratë shtypi në aeroportin ndërkombëtar të Teheranit, ku u prit nga bashkëshortja dhe zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Hassan Ghashghavi./ /ec/ a.jor.
KOMENTE