English

Irlanda E Veriut Përfshihet Nga Përleshje Të Reja

LONDËR, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Militantët nacionalistë të Irlandës së Veriut hodhën dje bomba molotov kundër policisë, që u kundërpërgjigj duke qëlluar me plumba plastikë, në natën e katërt të dhunës në kuadër të festimeve tradicionale, njoftoi BBC-ja. ''Trazirat filluan dje në mbrëmje, në veri të Belfastit'', theksoi një radio britanike sipas së cilës të paktën 82 policë janë plagosur. ''Bomba molotov u hodhën në lagjen Ardoyne, e banuar kryesisht nga katolikët dhe një makine iu vu zjarri duke bërë policinë të qëllonte me plumba plastikë kundër manifestuesve'', shtoi BBC-ja./ /ec/ a.jor.
KOMENTE