English

Kuvendi Rrëzon Kandidaturën E Vexhi Muçmataj Për Anëtar Të Gjykatës Së Lartë

TIRANË, 15 Korrik/ATSH/.- Kuvendi i Shqipërisë rrëzoi sot pasdite me 65 vota kundër, 4 vota pro dhe 3 abstenime dekretin e emërimit të Vexhi Muçmataj, anëtar të Gjykatës së Lartë. Pak ditë më parë, kandidatura e Muçmataj u rrëzua nga deputetët e komisionit të Ligjeve pas shqyrtimit të relacionit përkatës, pasi sipas tyre, kandidati i propozuar nga Presidenti gjatë seancës dëgjimore nuk demonstroi transparencën e kërkuar dhe të merituar të procesit në lidhje me arsimimin e aktivitetin e tij profesional. Relacioni thotë se kandidati Muçmataj kishte shërbyer në strukturat represive në regjimin e vjetër komunist në rolin e hetuesit dhe ka qenë drejtpërdrejt i përfshirë në hetimin e veprave të një natyre politike. Rrëzimi i kandidaturës të Muçmataj vjen pas rrëzimit një javë më parë të dekretit tjetër të Presidentit për emërimin e Sokol Çomos anëtar të Gjykatës së Lartë. /a.s//n.m/
KOMENTE