Letërsi - Robin Hoodi Një Don Corleone I Mesjetës?
LONDËR, 15 korrik /ATSH-MAKFAX/ - Robin Hoodi ishte një Don Corleone mesjetar më shumë sesa një aristokrat renegat altruist, i njohur nga miliona persona në të gjithë botën, thotë romancieri britanik, Angus Donald.
Donald po punon për një kuintet romanesh për Robin Hood, i pari prej të cilëve me titull ''I jashtëligjshmi'' (''Outlaw'') u botua vitin e kaluar.
Romani i dytë i kuintetit titullohet ''Luftëtari i shenjtë'' ("Holy Warrior") dhe përshkruan ngjarje të Kryqëzatës së Tretë gjatë shekullit XII.
Libri del në shitje në Britani javën e ardhshme.
"Robin Hoodi ishte injorant dhe i dhunshëm. Sidoqoftë, ai kishte një kod nderi'', thotë Donald.
''E zbulova këtë lidhje kur po shihja për të kushedi satën herë filmin ''Kumbari'' ("The Godfather"). E zbulova te Don Corleonia, i cili sillet si një baron feudal'', thekson Donald./
a.jor.