English

Makina del nga rruga, plagos dy pasagjerët

Korçë, 15 Korrik, NOA – Duke zbritur Qafën e Plloçës, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, drejtuesi i mjetit me targë PG 084 A ka dalë nga rruga, ku për pasojë janë plagosur dy pasagjerët që udhëtonin me të.

Ngjarja raportohet nga burimet policore të këtij qyteti për agjencinë e Lajmeve NOA, duke bërë me dije se autor i këtij aksidenti është 27-vjeçari Albert Purba, banues në fshatin Potgorie të Korçës.

Ndaj tij, u kryhen veprimet hetimore proceduriale në gjendje të lirë për veprën penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.

Ndërkaq, bëhet me dije se dy të lënduarit nga kjo ngjarje janë personat me emrat F.Bollguri, 58 vjeç dhe M.Bollguri, 70 vjeç, edhe këta banues në fshatin Potgorie,

të cilët ndodhen aktualisht në spitalin e qytetit të Pogradecit jashtë rrezikut për jetën. Materialet për këtë ngjarje iu kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE