English

Mb: Pronat E Lira Do T'I Rikthehen Tregut

T -Ministria e Mbrojtjes reagon ndaj akuzave të PS-së për parregullsi në procesin për privatizimin e pronave të lira të Ushtrisë, duke i cilësuar ato si të pavërteta. TIRANE, 15 Korrik/ATSH/ - Ministria e Mbrojtjes hodhi sot poshtë akuzat e bëra nga deputetë të Partisë Socialiste për parregullsi në procesin për privatizimin e pronave të lira të Ushtrisë. Gjatë një konference shtypi, zëdhënësja e ministrisë së Mbrojtjes, Brikena Arapaj sqaroi procesin e identifikimit dhe kalimit për privatizim të pronave të lira të Forcave të Armatosura. "Ministria e Mbrojtjes nuk shet, ajo i ka përcjellë Ministrisë së Ekonomisë, prona të cilat prej kohësh nuk përdoren nga Forcat e Armatosura, që përveçse nuk janë efektive, rëndojnë në shpenzimet e këtyre forcave. Çmimet për këto prona nuk përcaktohen nga ne", tha Arapaj. "Këto prona, që janë administruar nga Ministria e Mbrojtjes për një ushtri prej 110 mijë njerëzish, madje që së bashku me rezervistët arrinte deri në 300-400 mijë njerëz, kur sot kemi me pak se 10% të tyre, ne këto prona po ia rikthejmë tregut", tha zëdhënësja Arapaj, duke ftuar qytetarët shqiptarë të bëhen pjesë e këtij procesi, i cili është tërësisht transparent. Duke hedhur poshtë si të pavërteta akuzat e PS-së, zëdhënësja Arapaj, tha se, "këto sulme, vijnë nga ish- nënkryetari i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, institucionit më të korruptuar në këtë hapësirë gjeografike në 500 vitet e fundit, përfshi edhe sundimin osman"./ a.m//n.m/
KOMENTE