Fier, 15 Korrik, NOA – “Inaugurimet në vend do të vazhdojnë dhe ne jemi gati t’i ofrojmë të gjithë asistencën liderit të opozitës në mënyrë që ai të dalë nga gjendja krejtësisht e panevojshme ku ndodhet dhe ku ka futur opozitën, krizë në të cilën ai nuk mund të fusë Shqipërinë”.
Kështu është shprehur ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta, ndërsa ka inauguruar katër qendra shëndetësore në komunën Topojë të Fierit, i shoqëruar nga dy ministrat Petrit Vasili dhe Dritan Prifti.
“Rama nuk mund ta fusë vendin në krizë dhe as këtë komunitet të mrekullueshëm që ka nevojë për investime dhe sigurisht zgjidhja dhe rruga më e mirë për të dal nga kjo situatë është kodi i ri elektoral, është reforma e re zgjedhore, ashtu sikurse kanë kërkuar dhe ndërkombëtarët”, shtoi Meta.
Më pas, ai në emër të qeverisë shqiptare shprehu falënderimet më të sinqerta për mbështetjen e gjithanshme që Emiratet e Bashkuara Arabe, që nëpërmjet Fondacionit “Gjysmë Hënës së Kuqe” kanë bërë investime tepër të rëndësishme për vendin tonë.
“Ne vetëm sot inaugurojmë katër qendra të reja shëndetësore në dobi të komunistit tuaj, por edhe të komuniteteve të tjera në rrethin e Fierit dhe Lushnjës”, u shpreh Meta.
n.e/NOA