English

Nis Seanca Plenare E Kuvendit

TIRANË, 8 Korrik/ATSH/.- Punimet e seancës plenare të së enjtes në Kuvend nisën sot rreth orës 10.20 minuta me debatin e lirë parlamentar, ku deputetët e të dyja palëve po diskutojnë rreth problematikave të aktualitetit. Axhenda e sotme e punimeve të Kuvendit parashikon shqyrtimin e një numur projektligjesh me karakter ekonomik, votimin e dekretit të Presidentit për emërimin e Vexhi Muçmataj në postin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, si dhe votimin e projektvendimit "Për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar për zbardhjen e masakrës së Tivarit". /a.s/ f.n/
KOMENTE