Austri, 15 korrik 2010, NOA - Pavarësisht se e sëmurë me AIDS, ka ushqyer qetësisht vajzën e saj duke besuar se virusi nuk është ngjitës. Ka përfunduar kështu në proces gjygjësor Barbara Seebald, 41 vjeçare e infektuar me virusin HIV për 20 vjet, si dhe burri i saj, Leonhard.
Të dy ishin të bindur se rreziqet e kësaj sëmundje ishin ‘mite”, të shpikur nga mjekët dhe kompani farmaceutike për përfitime. Barbara, pas kontaktit me virusin prej vitesh ka qenë me shëndet të plotë.
"Unë jam mirë, unë nuk mbaj mend herën e fundit kur kam qenë e sëmurë," tha gruaja në gjykatë në Graz, Austri. Sipas mediave lokale gruaja në fillim ka refuzuar lindjen me operacion (i cili do të reduktonte rrezikun e infeksionit) dhe më pas ka këmbëngulur që ti japë gji vajzës Muriel, e cila rezulton e infektuar dhe ajo).
Barbara është dënuar me 10 muaj burg, por ka deklaruar se do apelojë vendimin.
a.e. /NOA