English

Pakistan - Të Paktën 10 Rebelë Të Vdekur Nga Një Sulm Me Avion Të Telekomanduar

MIRANSHAH, 15 korrik /ATSH-AFP/ - Një sulm me raketa shkatërroi sot një kamp të rebelëve në një rajon fisnor veriperëndimor të Pakistanit, ku shkaktoi vdekjen e të paktën 10 islamikëve që prej disa javësh, njoftuan burime zyrtare. Një avion amerikan i telekomanduar lëshoi dy raketa në drejtim të kampit të ndodhur në fshatin Sheerani Mada Khel, në distriktin fisnor të Waziristan Verior, vendstrehim dhe zonë e sigurt e talebanëve të lidhur me al-Kaidën, sulmi më i ashpër amerikan gjatë këtij viti. "Të paktën 10 rebelë mbetën të vdekur'', njoftoi për AFP një zyrtar i lartë i sigurimit i cili nuk pranoi t'i bëhej publik identiteti. Një tjetër zyrtar i sigurisë deklaroi se të paktën 14 rebelë mbetën të vdekur ndërkohë që tre raketa goditën zonën e kampit taleban. Rajoni në fjalë, 40 kilometra larg Miranshah, qyteti kryesor i Waziristanit të Veriut, është bastion i liderit pakistanez të luftës, Hafiz Gul Bahadur./ /i.p/
KOMENTE