English

Pasqyra E Shtypit Shqiptar

TIRANË, 15 Korrik /ATSH/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të publikuara ditën e enjte, në shtypin shqiptar: Gazeta " Koha Jonë" PD-PS, 'OK' HETIMIT, PEZULL FLETËT Takimi i parë mes kryetarit të gruprit parlamentar të PD-së dhe PS-së kanë arrtitur marrëveshejn vetëm n ëpikat ku palët kanë qënë dakort edhe në negociatat e mëparshme.Deklarimet zyrtare të kreut të Grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, konfirmuan qëndrimin e hershëm të mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor, dhënien e shumicës dhe drejtimin e tij opozitës si dhe detyrimin e institucioneve si KQZ-ja, për ti dhënë informacionin e kërkuar komisionit brenda 7 ditësh. Tituj të tjerë: Ekonomia shqiptare më pozitive në rajon Ballkan-Itali, sistem i ri kabllor Gazeta " Shqip" LIGJI I RI: SHQIPTARË DEKLARONI PASURITË Projekti i shumëpërfolur për deklarimin e të ardhurave të çdo individi ka marr aprovimin dje në qeveri duke i hapur rrugë zbatimit të tij. Tituj të tjerë: Grabiten në Lezhë 3 ulqinakët Bregu : Kuvendi të tregohet më rigoroz për figurat Gazeta " Panorama" PRONAT, MIRATOHET LIGJI QË RISHIKON VENDIMET Mazhoranca ka miratuar dje në parim projektin për disa ndryshime në ligjin për kthimin dhe kompesimin e pronave. Opozita voton kundër ligjit. Tituj të tjerë: Ekpsertët e KE-së me Bashën: Progres me kushtet për vizat Ndërhyn OSBE, shtyhet ligji për SHISH Gazeta " Shekulli" GJOBAT E REJA TË POLICISË RRUGORE Kush tejkalon shpejtësinë e lejuar gjatë drejtimit të makinës mund të gjobitet deri në 400 mijë lekë të vjetra dhe ti hiqet patenta për një vit. Ndryshimet e bëra dje në mbledhjen e qeverisë kanë rritur ndjeshën shumën e gjobës që mund të vendosë policia rrugore. Tituj të tjerë: Ruci- Patozi: 4 pikat që ramë dakord PS : Të ruajmë të dhënat e pasaportave Gazeta Shqiptare KULE: LIGJI I RI NA 'ASGJËSON' AUTONOMINË Kreu i konferencës së rektorëve Dhori Kule shprehet se drafti i ri nuk e cënon autonominë e universiteteve publikë, por e 'asgjeson' atë. Tituj të tjerë: Muça: Femrat e pambuluara, ligji i drejtë Buxheti, asnjë zgjidhje në horizont Gazeta "Mapo" QEVERIA KREDI 3.2 MILIARDË EURO PËR RRUGËT DHE ENERGJINË Infrastruktura rrugore është prioritet i borxhit të ri prej 3.2 miliard euro të marrë nga qeveria shqiptare, i cili u bë i ditur dje në mbledhjen e qeverisë nga Kryeministri Sali Berisha. Tituj të tjerë Aldo Bare batutat dhe kërcënimet në gjyq Luarasi: Ndryshimet në ligj i shoh shumë pozitive /s.d/
KOMENTE